Veliu thotë se Vjosa Osmani ia humbi zgjedhjet LDK’së: Sillej si kopje e Albin Kurtit

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu ka deklaruar se Vjosa Osmani ua kishte humbur vendin e parë në zgjedhjet e kaluara, transmeton Periskopi.

Veliu e quan kopje të Kurtit Osmanin.

‘’Ajo më tepër merrej me cështje që nuk ishin aktuale, por më tepër me një kundërshtar tjetër se sa me atë kundërshtar të drejtpërdrejt. Gjatë fushatës, ne kemi qëndruar me një epërsi, por në fund të fushatës e kanë vlerësu që më mirë është të votohet origjinali se sa kopja. Tamon sillej sikur me qenë kopje e Albin Kurtit’’, shton Veliu në RTV Dukagjini.