Një i burgosur ik nga burgu i Dubravës

Nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese Dubravë largohet një i burgosur.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 23:00, i burgosuri H.T është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Q.K Dubravë.

H.T , ishte i dënuar me një vit burgim për veprën penale; vjedhje e rëndë. Për rastin është njoftuar edhe policia.