Luani thotë se Robini ishte më i mirë se kundërshtari mbrëmë

Ish-boksieri i famshëm shqiptaro-gjerman, Luan Krasnqi, e ka komentuar humbjen e Robin Krasniqit mbrëmë nga Dominic Bosel, duke thënë se ky i pari ishte më i mirë sipas tij.

“Rezultati i fitores për Dominic Bosel-in u diskutua me kërshëri. Mund ta kuptoj këtë. Unë po ashtu e pashë Robin Krasniqin të ketë pasur përparësi, ishte boksier më i mirë sipas mendimit tim”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Mendoj që një meç i tretë do të ishte zgjidhja më e mirë”, ka përfunduar ai.

Krasniqi e komentoi edhe meçin mes Tyson Fury-t dhe Deontay Wilder-it duke e quajtur këtë të parin si më të miri në botë aktualisht.