Luis Enrique: E respektojmë ekipin e Kosovës

Luis Enrique pas ndeshjes ka lavdëruar ekipin e Kosovës dhe ka thënë se i respektojnë shumë ata.

Në një deklaratë për SuperSport Kosova ka thënë disa fjalë për Kosovën.

Luis Enrique: “Nuk jam i mllefosur, mendoj se merituam të fitojmë pas ndeshjes që treguam. Mirëpo, kur ju jeni në rezultat 2-1 është ndryshe prej 3-1. Unë mendoj që në fund e merituam të fitojmë”.

“Më pëlqeu mënyra se si luajti Kosova, ishte shumë agresive në pjesën e sulmit”, ka thënë ai.

“Nuk dëshirojë të flasë për politikë dhe për gjëra si këto. Ne ju respektojmë shumë dhe ne si njerëz të sportit e respektojmë ekipin e Kosovës dhe nuk preferoj të flasë për gjëra të tilla por për futbollin”, ka përfunduar ai.