Pa fitues përfundoi takimi Frankfurt – Chelsea (video)

Skuadra e Eintracht Frankfurt dhe ajo e Chelsea- t janë ndarë në paqe në ndeshjen e parë gjysmëfinale, në Ligën e Evropës.

‘Blutë’ e Londrës nuk arritën më shumë sesa një barazim 1 – 1 në udhëtimin e tyre në Gjermani.

Ishin vendasit ata që zhbllokuan rezultatin në këtë takim shumë interesant, kur me anë të Luka Jovic realizuan për 1 – 0, në minutën e 23-të.

Në fundin e pjesës së parë, ishte Pedro Rodriguez ai që barazoi rezultatin në minutën e 45-të.

Pjesa e dytë nuk tregoi gola të tjerë, duke lënë kështu që gjithçka të vendoset në Londër, në ‘Stamford Bridge’.

Ndeshja e kthimit luhet më 9 maj ( e enjte).

https://streamable.com/yn6kg