Lushtaku kundër Lushtakut

Nënkryetari i Komunës, njëherit edhe anëtar i kryesisë së Degës së PDK-së në Skenderaj, Nuredin Lushtaku ka kundërshtuar vendimin e Sami Lushtakut në lidhje me shkarkimin e Bekim Haxhiut dhe 7 anëtarëve të tjerë të kryesisë.

Lushtaku thotë se vendimet e marra nga kryetari i degës janë jo valide, “sepse janë jashtë normave juridike, anti statutare, përçarës dhe si tilla janë të pa vlefshme”, transmeton lajmi.net.

“Sikur unë dhe Bekim Haxhiu në mbledhjen të kryesis së grupit të përjashtimeve, nuk janë ftuar edhe shumë anētarë të tjerë të kryesisë (Blerta Deliu, Fadil Beka, Elheme Hetemi etj), disa janë ftuar një orë para mbledhjes pa rend dite, me qëllim që të mos arrijnë në mbledhje”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.