Presidenti Thaçi paralajmëron konferencë, nëse Kurti nuk i përgjigjet ftesës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka kërkuar që të takohet sot me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ftesës së Thaçit ende nuk i është përgjigjur kryeministri Kurti nëse do të shkojë a po jo, megjithëse në agjendën e këtij të fundit, nuk paralajmërohet takimi me Presidentin.

Megjithatë nga Presidenca i kanë thënë Periskopit se Presidenti Thaçi do ta presë deri në orën 10:15 kryeministrin Kurti, për t’u takuar. Në rast se Kurti refuzon ftesën, atëherë Presidenti Thaçi do mbajë një konferencë për media.

“Përafërsisht deri në orën 10:15 do të jemi duke pritur takimin në mes Presidentit dhe kryeministrit Kurti. Në rast se Kurti nuk i përgjigjet ftesës së Presidentit Thaçi, atëherë ky i fundit do të dalë me një konferencë për media’, tha Adil Behramaj për Periskopin këshilltar i Presidentit.

Para dy ditësh Kurti refuzoi ftesën e Thaçit për takim para dy ditësh duke thënë se nuk e takon presidentin si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje por vetëm si kryeministër.