Lutfi Haziri kandidat i LDK-së për Gjilan edhe për një mandat

LDK-ja ka zyrtarizuar Lutfi Hazirin si kandidat për kryetar të Gjilanit.

Haziri ishte i propozuari i vetëm i degës së LDK-së në Gjilan.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka lavdëruar udhëheqjen e deritanishme të Hazirit, duke thënë se me të suksesi i LDK-së është në anën e tyre.

“Suksesi ka qenë në anën tonë sepse juve ju ka udhëhequr një njeri si Lutfi Haziri. Ai është ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë”.

“Familja jonë politike ka nevojë për Lutë Emrush Hazirin”.