Lutfi Haziri: PDK kishte qëllim ta shkatërrojë LDK-në, ndërsa LVV ka qëllim ta bluaj. Nuk do t’ia dalin!

Lutfi Haziri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka mundur ta shkatërrojë Lidhjen Demokratike të Kosovës, ani pse e ka pasur qëllim kryesor.

Ai ka shtuar se në Lëvizja Vetëvendosje hyn në bashkëqeverisje me qëllimin për ta bluar Lidhjen Demokratike të Kosovë, e ka shumë gabim, njofton Klan Kosova.

“Raporti duhet të ndërtohet me mirëbesim dhe me korrektësi maksimale. Unë jam për një marrëveshje qeverisëse 4+, për t’i zgjidhur problemet e mëdha me Serbinë dhe problemet e brendshme me funksionimin e ligjit:.

“Kryeministrja apo kryeministri i ardhshëm duhet të jetë i të gjithë qytetarëve dhe linçimet dhe arroganca e çfarëdo natyre, nuk duhet të ketë vend në asnjë mënyrë”.