Macron në gjuhën shqipe shpreh keqardhje për viktimat në Shqipëri

“Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në gjuhën shqipe ka shprehur afërsinë me viktimat e tërmetit që goditi Shqipërinë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Franca është sot solidare me Shqipërinë, njofton Klan Kosova.

“Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit”.