Macron-Putinit: Po bën një gabim të madh! Po gënjen veten

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha Vladimir Putinit të Rusisë gjatë bisedës telefonike 90 minutëshe se po bënte një gabim të madh dhe po mashtronte veten për pushtimin në Ukrainë, tha këshilltari presidencial francez.

“Ti po gënjen veten”, i tha Macron Putinit, tha zyrtari.

“Do t’i kushtojë shtrenjtë vendit tuaj, vendi juaj do të përfundojë i izoluar, i dobësuar dhe nën sanksione për një kohë shumë të gjatë”.

“Nuk kishte asgjë në atë që tha Presidenti Putin që mund të na qetësonte,” tha këshilltari presidencial francez, duke shtuar se Putin kishte përsëritur “narrativën” e tij se ai po kërkonte “denazifikimin e Ukrainës”.