Trajneri shqiptar i Sparta Pragës: Pavarësisht se a fiton Kosova apo Çekia, unë do të jem fitues 100%

Ka lindur në Kosovë, ndërsa tani jeton në Republikën Çeke që kur ishte 20 vjeç, ku ka qenë i suksesshëm në futsal.

Aktualisht është trajner i Sparta Pragës, ku e fitoi titullin e kampionit, dhe siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Kjo pasdite, për trajnerin Beni Simitçiu, do të jetë e qetë.

“Pavarësisht se a fiton Kosova apo Republika Çeke, unë do të jem një fitues 100%”, thotë duke buzëqeshur, trajneri 48-vjeçar Simitçiu.

Ai ka jetuar në Çeki për më shumë se 30 vjet, por mund të flas për Kosovën.

“Kjo është një gjeneratë që tashmë ka lindur në Evropë. Djemtë kanë kulturë, disiplinë evropiane. Lojtarët nga ish-Jugosllavia dikur ishin më dembelë, duke u mbështetur në aftësitë individuale. Këta djem vrapojnë”, tregon Simitçiu.

“Futbolli është numri një në Kosovë, dhjetë herë më i fortë se në të kaluarën. Kosova jeton me ndeshje, edhe disa ditë para dhe pas”.

“Nuk ka probleme në Kosovë. Ne jemi mësuar të jetonim atje me të tejrët, përkrah minoriteteve. Serbët, turqit, hungarezët. Është gjithçka politikë”.

“Tani kam marrë një shtetas serb në Spartë. Unë mendoj politika nuk i përket sportit”, ka thënë Simitçiu.

Ai tregon se në stadiumin dhe rreth tij do të jenë mbi 30 mijë shikues.