Plagoset një person në Deçan

Një person ka mbetur i plagosur në Deçan.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar rastin, duke treguar se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Ndërsa, i dyshuari për këtë rast është arrestuar nga Policia e Kosovës

“Sot me datën 12.11.2021 rreth orës 15:15, Policia është informuar se në rr. Luan Haradinaj në Deçan ka pasur të shtëna me armë zjarri me ç’rast është plagosur një person. Personi i plagosur është dërguar në QKMF-Deçan, i njëjti është transportuar në Spitalin Rajonal Pejë, i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në objektet e Stacionit Policor në Deçan”.