Macron shpall fitoren ndaj koronavirusit!

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë sot në një fjalim drejtuar kombit, se Franca e ka fituar betejën me koronavirusin.

Macron tha se kishte nevojë për të ndërtuar një Evropë të pavarur nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara, duke shpallur “fitoren e parë” të vendit të tij kundër koronavirusit.

“Ky tundim ka treguar mangësi dhe dobësi: varësia jonë nga kontinentet e tjera në sigurimin e disa mallrave,”- tha Macron.

“E vetmja përgjigje është të ndërtojmë një model të ri, më të fortë ekonomik, dhe më shumë punë dhe prodhim në mënyrë që të mos jemi të varur nga të tjerët.Lufta kundër epidemisë nuk ka mbaruar, por jam i lumtur me këtë betejë të parë të fituar kundër virusit,” -tha Macron, më tej./Dritare.net