Madhështore: Shtatorja e Komandantit Adem Jashari, së shpejti në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka zhvilluar takim me Bekim Jasharin, për të diskutuar rreth përzgjedhjes së lokacionit për shtatoren e Komandantit Adem Jashari.

Rama njofton:

🤝Kënaqësi e madhe të takohesha me Bekim Jasharin.

Bashkë diskutuam për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit të monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari.

Për kryeqytetin, është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe të nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot gëzojmë.

Lini një Përgjigje