Majlinda e jashtëzakonshme, kalon në gjysmëfinale, në Abu Dabi

Tri fitore rresht dhe të triat me Ippon të Majlinda Kelmendit, e cila është në rrugë të mirë për të fituar medalje në Grand Slemin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kampionja olimpike ndodhet në gjysmëfinale të kategorisë -52 kg, ku do të takohet me Chelsie Gillesin (Britani e Madhe).

Majlinda mposhti garueset Fofana (Bregu i Fildishtë), Kazyulina (Kazakistan), Park (Kore e Jugut).

Nora Gjakova shënoi një fitore dhe u ndal në rrethin e tretë nga Hyo Soni (Kore e Veriut).