Majlinda Kelmendi e fiton medaljen e bronztë

Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në kampionatin botëror, që po mbahet në Tokio të Japonisë, kategoria -52 kg.

Kampionia olimpike arriti ta fitojë medaljen e bronztë, pasi në repesazh për vendin e tretë mposhti portugezen Joana Ramos.

Kelmendi u eliminua në gjysmëfinale nga xhudistja e talentuar, Uta Abe por nuk u kthye duarthatë nga Tokio.

Xhudistja kosovare arriti të stolisej me medaljen e bronztë, duke e çuar në dy numrin e medaljeve të fituara nga Kosova, pasi edhe dje Distria Krasniqi e arriti të njëjtin sukses.