Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës si xhudiste

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi është tërhequr nga sporti, pas triumfit të Nora Gjakovës në Lojërat Olimpike.

Ajo në një intervistë për KTV-në, ka thënë:

”Për mua kjo ka qenë gara e fundit, nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë do të shkojë kështu. Ishte e shkruar, krejt i kam fituar. I kam sjellë Kosovës mjaft emocione, mjaft lotë është radha e tjerëve. Do të jem afër Tonit me u mundu me nxjerrë talente tjera prej Kosovës.”