Makina godet për vdekje një të mitur në Pejë

Sot në fshatin Kryshec-Pejë, ka ndodhur një aksident, ku si pasojë ka vdekur një vajzë e mitur e moshës 12 vjeçare.

Policia e Kosovës në Pejë, bën me dije se sot me datën 26.08.2019, rreth orës 18:53, policia është informuar se në fshatin Kryshec, një person i aksidentuar nga një automjet është në gjendje të rëndë.

“Viktima është dërguar në Spaitalin Rajonal në Pejë, nga qytetarët. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se e mitura në spital ka arritur pa shenja jete”, njofton Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Prokurori i shtetit.

“I dyshuari pasi që është larguar nga vendi i ngjarjes ka informuar Policinë për rastin dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, i njëjti është duke u intervistuar për veprën e shkaktuar ‘Aksident trafiku me fatalitet’, të ndodhur në fshatin e lartcekur, me ç’rast personit të dyshuar me urdhër të prokurorit ju ka caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin për media.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit të komunikacionit rrugor Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë.