Makina në ecje merr flakë (video)

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër pranë tunelit Elbasan-Tiranë.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje raportohen vetëm dëme materiale, pasi drejtuesi i saj ka mundur të dalë në kohë nga makina.

Policia dhe zjarrfikësja mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa trafiku në këtë aks raportohet tejet i rënduar.

Pak më herët, një tjetër zjarr i fuqishëm përfshiu një fabrikë dyshekësh në Kavajë, e cila rezulton në pronësi të kryebashkiakut socialist Redjan Krali. Këtu VIDEO

SYRI.net