Makina përplas motorin, shoferi në gjendje të rëndë

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Përrenjas – Librazhd.

“Balkanweb” raporton se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Qukës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në fshatin Qukës, shtetasi T. Zh., 33 vjeç, banues në fshatin Qukës, Librazhd , duke drejtuar mjetin tip, “Benz”, është përplasur me një motoçikletë, me drejtues shtetasin E.S.,

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe një këmbësor shtetasi K.H., 34 vjeç, banues në Librazhd, janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.