Katër viktima dhe 770 raste të reja me Covid në Shqipëri për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë humbur jetën katër qytetarë ndërkaq kanë rezultuar pozitivë 770 të tjerë, nga tre mijë e 393 testime të bëra.

Në të gjithë vendin aktivë me këtë virus janë tetë mijë e 157 pacientë.

19 të prekur me COVID janë në gjendje të rëndë, ndërsa të shtruar në spitale janë 182 të infektuar.

Ndërkaq 8 mijë 157 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë.

Janë shëruar 621 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178 mijë e 998 që nga fillimi i epidemisë.