Manchester City – Chelsea, formacionet zyrtare të finales së Ligës së Kampionëve

Manchester City dhe Chelsea do të takohen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Dragao” dhe fillon në ora 21:00.

Për të arritur deri këtu Manchester City kishte eliminuar PSG-në në gjysmëfinale, ndërsa në anën tjetër Chelsea kishte triumfuar ndaj Real Madridit.

Për këtë ndeshje Pep Guardiola ka zgjedhur të luajë me emra si Phill Foden, Riyad Mahrez, Bernardo Silva e Reahem Sterling.

Në anën tjetër Tomas Tuchel i ka besuar sulmin treshes Mason Mount, Kai Haverzt e Timo Werner.

Qytetarët janë për herë të parë në finale, ndërsa Chelsea për herë të tretë.

Manchester City: Ederson, Walker, Dias, Stones, Zinchenko, Gundogan, De Bruyne, Foden, Mahrez, Silva, Sterling.

Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Rudiger, Silva, James, Kante, Jorginho, Chillwel, Mount, Haverzt, Werner.