Manchester City e mposht Unitedin në “Old Trafford (Video)

Manchester City ka triumfuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës Carabao ndaj Manchester Unitedit në “Old Trafford”.

Ekipi i Pep Guardiolas fitoi me shifrat 3:1, duke siguruar kështu një rezultat tejet të favorshëm për ndeshjen e kthimit në “Etihad” më 29 janar.

Ndërkohë, pas ndeshjes, Guardiola ka thënë se asgjë nuk ka përfunduar dhe se Unitedi mund të rikthehet.

“Nuk ka përfunduar sepse është Unitedi, ata janë në gjendje të shënojnë gola por shpresojmë që ne të arrijmë në finale sërish”, ka thënë Guardiola.

Kujtojmë se Manchester City është kampione në fuqi e kësaj gare.

https://www.youtube.com/watch?v=_TE0upqaUoc