Manchester City i fortë për Arsenalin (Video)

Manchester City e ka shkatërruar Arsenalin, duke e mposhtur 0 – 3 në ‘Emirates Stadium’.

Të besuarit e Pep Guardiolës ishin të etur për fitore pas humbjes 2 – 1 nga Manchester United dhe e morën atë në shtëpinë e Arsenalit, duke triumfuar 0 – 3.

Gjithçka nisi siç është më së miri për mysafirët të cilët e gjetën golin në minutën e dytë, Kevin De Bruyne shënoi për 0 – 1.

Pak minuta më vonë, realizoi Raheem Sterling. Ai shënoi për 0 – 2 në minutën e 15-të.

Derisa para se ekipet të shkojnë në pushim të pjesës së parë, 28-cjeçari De Bruyne shënoi sërish, për 0 – 3 në minutën e 40-të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Pas kësaj fitore, Manchester City ka shkuar në kuotën e 35 pikëve, 14 më pak se lideri, Liverpooli.

https://streamable.com/2ut1q