Manchester City me 10 futbollistë fitoi ndeshjen ndaj Schalkes (Video)

Manchester City ka arritur të mposhtë Schalken në udhëtim në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, madje edhe me një lojtar më pak në fushë nga minuta 68.
City e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 18 përmes Kun Agueros, që shënoi pas asistimit nga David Silva, transmeton Koha.net.
Bentaleb përmbysi në vazhdim rezultatin duke shënuar dy herë nga penaltia.
Në minutën e 68-të, City mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Otamendi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Megjithatë, City nuk u dorëzua dhe arriti të përmbysë gjithçka në pesë minutat e fundit të kohës së rregullt.
Sane shënoi një supergol ndaj ish-skuadrës së tij nga gjuajtja e lirë në minutën e 85. Kurse golin e fitores e shënoi Raheem Sterling në minutën e 90 pas asistimit nga Edersoni.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Etihad më 12 mars.

https://www.youtube.com/watch?v=KMy2hcspOno