Manchester City triumfoi ndaj Everton, barazoi pikët me Liverpool (Video)

Manchester City arriti fitore 0-2 si mysafir i Evertonit në Ligën Premier.

Skuadra e Pep Guardiolas ishte më e mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe kjo ishte një fitore e merituar.

Aymeric Laporte fillimisht rrezikoi portën në minutën e 16-të, ndërsa tre minua më vonë Sergio Aguero goditi shtyllën.

Goli i epërsisë në këtë takim u shënua nga Laporte në minutat shtesë të pjesës së parë pas asistimit nga David Silva.

Në minutën e 58-të Aguero kishte një tjetër rast për gol, por argjentinasi gjuajti jashtë. Në minutën e tetë shtesë të ndeshjes shënoi edhe Gabriel Jesus.

https://www.youtube.com/watch?v=6NQo1ZzP84c