Aksident me dy viktima në rrugën Tiranë-Durrës

I riu që humbi kontrollin e automjetit dhe shkaktoi aksidentin që u mori jetën dy vajzave në autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e së dielës mund të ketë qenë në ndikimin e alkoolit.

Mediat në Shqipëri raportojnë se dy mikeshat e 26-vjeçarit që nuk mundën t’i mbijetonin aksidentit kishin qëndruar në një lokal në zonën e Curilave deri në orët e para të mëngjesit bashkë me të dyshuarin. Më pas ata të tre janë nisur për në Tiranë.

Përplasja rezultoi fatale për dy vajzat që gjetën vdekjen e menjëhershme ndërsa 26-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës.