Marash Kumbulla shënon për Romën në Kupën e Italisë (Video)

Marash Kumbulla është duke kaluar një moment fantastik.

Pasi fitoi besimin absolut të trajnerit Jose Mourinho, mbrojtësi i Kombëtares po përpiqet t’ia shpërblejë më së miri këtë besim portugezit, teksa ka tundur rrjetën mbrëmjen e sotme në përballjen ndaj Leçes.

Pas një harkimi nga këndi, Abraham asistoi për Kumbullën, që me një goditje mjeshtërore me kokë, arriti të rikthente baraspeshën.

Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1.

https://twitter.com/DanFriedKinn/status/1484265756384804869?s=20