Marashi e Ibishi nga OVL UÇK, vizitojnë bashkëluftëtarët në Hagë

Sot, anëtari i kryesisë së OVL UÇK-së, Rafet Ibishi dhe anëtari i Këshillit Drejtues të kësaj Organizate, Pren Marashi, kanë vizituar bashkëluftëtarët e tyre në Hagë, shkruan Fokusi.info.

Këtë e ka bërë të ditur Marashi përmes një postimi në facebook.

Postimi:

“Sot, falë njerëzve të mirë,e përfunduam viziten e të paraburgosurve që u burgosën për shkak të fjalëve të njerëzve të këqij!”, ka shkruar Marashi. /Fokusi.info/