Sejdiu: Bedri Hamza, ministri më i mirë i Financave që ka pasur Kosova

Opinionisti politik, Dardan Sejdiu, vlerëson se që nga viti 2013 në vend kanë ndryshuar zgjedhjet lokale dhe që nga ajo kohë kanë filluar të bien bastionet e mëdha.

“Në vitin 2013 besojë se ka ndryshuar shumë çka për zgjedhjet lokale pasi në atë vit patën filluar të bien bastionet e mëdha. Gjakova deri në vitin 2013 ka qenë një qytet i cili s’ka pas shans të sfidohet dhe e sfidojë Mimoza – njësoj ka qenë Prishtina në vitin 2013 ku e pa sfidueshme ka qenë LDK-ja dhe u sfidua. Por, ka disa komuna që janë të paprekshme”.

“Prej komunave të mëdha nuk pres që të kalojnë këto zgjedhje pa befasi – përveç dy ose tri komunave që i shohim kryetarët aktualë duke dalë fitues teksa gjithçka tjetër do të jetë garë”, tha ai në Klan Kosova.

Sejdiu e ka lavdëruar kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamzën.

Ai tha se Hamza ishte ministri më i mirë që ka pasur Kosova.

“Bedri Hamza është ministri më i mirë i financave që ka pasur Kosova”, tha ai.