Marrëveshja LVV-LDK shumë larg, a pritet sot takim mes tyre?

Edhe sot nuk pritet të ketë takim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike.

Kështu bëhet e ditur nga të dy subjektet politike.

Zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka tha se deri në këto momente nuk është asgjë e konfirmuar rreth një takimi të mundshëm për ditën e sotme.

“Deri tash skam asgjë te konfirmuar” tha shkurt Manxhuka.

Edhe zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ishte i shkurtër në përgjigje.

Ai tha se nuk ka informacione se mund të ketë një takim gjatë ditës së sotme mes këtyre dy subjekteve politike.

“Deri në këto momente nuk kam informacion për ndonjë takim gjatë ditës së sotme” u shpreh Mustafa.

Marrëveshja LVV-LDK duket ende larg edhe pas 8 takimeve të mbajtura mes tyre.

Gjatë ditës së djeshme ambasadori amerikan Filip Kosonett dhe ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker qëndruan në selinë e LDK-së .

Pas këtij takimi kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe nënkryetari i saj Agim Veliu u shprehën për media se zgjedhja për arritjen e marrëveshjes i takon LVV-së si parti fituese.

/Gazeta Blic/