Masakra e Studimes, Kurti: Në më pak së dy orë, u vranë civilë të paarmatosur nga ushtria e rregullt serbe

Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm të cilët u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.

Në shënim të përvjetorit të masakrës edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e masakrës se Studimes në Vushtrri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk ka paqe pa drejtësi për viktimat.

“Në më pak së dy orë u vranë civilë të paarmatosur nga ushtria e rregullt serbe. Masakra radhitet mes masakrave të shqiptarëve dhe asaj të Sebrenicës. Andaj këta muaj u përkushtohemi masakrave të viktimave. Numri i masakrave edhe dëshmi e gjenocidit serbe. Jemi te qartë për kërkesën tonë për drejtësi. Të behët drejtësi universale për viktimat, ky është kusht i vetëm për paqe”

Kurse kryetari Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi bëri thirrje për unitet.

25 vjet këtu me parë u derdh gjak , gjaku që solli këtu më pas edhe lirinë fal edhe gjakut të dëshmorëve, UÇK-së dhe NATO-s. Nuk jemi të kënaqur me drejtësinë, ka selektim të drejtësisë. Drejtësia nuk e ka thënë fjalën e tyre. Çlirimtarët po mbahen me akuza të fabrikuara. Si kurrë më parë kemi nevojë të jemi të unifikuar”.

Lini një Përgjigje