33-vjeçarja tenton t’i jap fund jetës duke u hedhur në lumë, shpëtohet nga një peshkatar

Rastet kur personat tentojnë t’i japin fund jetës sa vinë e shtohen.

Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 18:00, kur një 33-vjeçare tentoj t’i jap fund jetës së saj duke u hedhur në lum te Ura e Fshajt në Gjakovë.

Rastin e kanë konfirmuar nga Policina e Kosovës për rajonin e Gjakovës të cilët e kanë konfirmuar rastin.

“Me datën 29.07.2022 rreth orës 17:55 është pranuar infromacion se viktima, femër e lindur në vitin 1989 është hedhur në lumin “Drini i Bardhë” me qëllim të vetevritej. Dëshmitari mashkull/kosovar e kishte nxjerr nga uji duke mos e lënë të dëmtoj vetën. Policia ju është përgjigjur rastit si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Tentim vetevrasje’”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.