Mediumi norvegjez i kushton artikull ministrit të ri të Mbrojtjes në Kosovë

Qeveria e Kosovës u votua të hënën. Ministri i ri i Mbrojtjes është Armend Mehaj, i cili është shtetas norvegjez.

Kështu e nis shkrimin mediumi norvegjez “Document.no”, për ministrin e ri të Mbrojtjes në Kosovë. Ai është me origjinë nga Kosova, por ka jetuar dhe ka punuar në Oslo, transmeton Klan Kosova.

Mehaj ka shtetësi norvegjeze dhe të Kosovës, informon edhe zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Siri R. Svendsen.

Tutje thuhet që nga vitit 1999 dhe vitet që pasuan, Mehaj ishte pjesëtar i Forcave të Armatosura të Norvegjisë dhe ka marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse në vendlindje Kosovë, si dhe në Irak, Afganistan dhe Çad.

“Qeveria e kryeministrit të krahut të majtë, Albin Kurti, i cili drejton partinë Vetëvendosje, mori besimin e 67 deputetëve, gjersa kundër votuan 30. Kur Kurti prezantoi qeverinë e tij, ai premtoi të vaksinojë 60 për qind të popullsisë”.

“Kosova ende është duke luftuar për të siguruar vaksina për 1.8 milion banorët e saj”, shkruan tutje mediumi.

https://www.document.no/2021/03/23/kosovos-nye-forsvarsminister-er-norsk-statsborger/