E tmerrshme: Çiklisti i hedh benzinë dhe e vë në flakë të pastrehun

Një burrë i pastrehë mbeti i vdekur, pasi iu hodh benzinë dhe u vu zjarr në një sulm të pa provokuar nga një çiklist.

Sulmi i tmerrshëm ndodhi në zonën Santa Ana të Kalifornisë në fillim të prillit dhe u kap nga kamerat e sigurisë, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Pamjet tregojnë një burrë të pastrehë të ulur në trotuar para një biznesi të mbyllur në zonën e Rrugës 1 dhe Broadway, në periudhën e pandemisë.

I dyshuari, i cili tashmë është arrestuar, mund të shihet i veshur kokë e këmbë në të zezë dhe ta ketë fytyrën e mbuluar.