MASHT-i publikoi udhëzuesin për rihapjen e çerdheve

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka vënë në dispozicion të DKA-ve, institucioneve parashkollore dhe prindërve “Udhëzuesin për rihapjen e institucioneve parashkollore dhe kopshteve pas pandemisë së COVID-19” të hartuar nga UNICEF-i.

Kjo ministri iu ka bërë thirrje institucioneve parashkollore të cilat nuk janë të përgatitura sa u përket masave të sipërpërmendura se hapjen e çerdheve dhe kopshteve mund ta bëjnë ditëve në vijim, pasi të jenë siguruar se kanë bërë përgatitjet e duhura.

“Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme (dt. 31 maj 2020), në kuadër të lehtësimit të masave që ndërlidhen me pandeminë, mes tjerash, ka marrë vendim për hapjen e çerdheve dhe kopshteve”.

“MAShTI ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale për Arsim dhe institucionet parashkollore në vend që të zbatojnë me kujdes maksimal udhëzimet për masa mbrojtëse të IKShPK-së, OBSH-së dhe institucioneve kredibile ndërkombëtare.

Po ashtu, MAShTI ka vënë në dispozicion të DKA-ve, institucioneve parashkollore dhe prindërve “Udhëzuesin për rihapjen e institucioneve parashkollore dhe kopshteve pas pandemisë së COVID-19” të hartuar nga UNICEF-i”.

“MAShTI u bën thirrje institucioneve parashkollore të cilat nuk janë të përgatitura sa u përket masave të sipërpërmendura se hapjen e çerdheve dhe kopshteve mund ta bëjnë ditëve në vijim, pasi të jenë siguruar se kanë bërë përgatitjet e duhura”.

Klikoni KËTU për ta lexuar udhëzuesin në fjalë.