MASHT: Jemi në kontakt me autoritetet relevante rreth koronavirusit, do të merren masa në përputhje me situatën

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), njofton mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante rreth situatës epidemiologjike të koronavirusit.

MASHTI ka zbatuar të gjitha rekomandimet që kanë ardhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe është duke shqyrtuar mundësinë që në bashkëpunim me MSh-në dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të merren masa tjera në përputhje me situatën.

MASHTI dhe MSh do të kërkojnë që kjo çështje të shqyrtohet në mbledhjen e qeverisë, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Kosova nuk është e prekur nga koronavirusi, sëmundje kjo që është përhapur në pothuajse në të gjithë botën.