Matja e re e opinionit publik| Vazhdon rënia e VV-së (37.10%), LDK, 22.20%; PDK, 18.80% dhe AAK 7.80%

Sipas sondazhit të fundit të përgatitur nga instituti “Pipos”, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tash, Lëvizja Vetëvendosje do të fitonte 37.10 për qind të votave.

Sipas këtyre matjeve që janë shpalosur në Rubikon, të cilat janë bërë vikendin e kaluar, e që kanë marrë pjesë 1 mijë e 50 respondentë, LDK do të dilte e dyta me 22.20 për qind, ndërkaq në vendin e tretë me 18.80 për qind është PDK, njofton Klan Kosova.

Në vendin e katërt është AAK me 7.80 për qind. Lista Guxo është me 1.60 për qind, dhe Nisma e AKR me nga 0.60 për qind.

Ndërkaq më poshtë i gjeni të dhënat se si janë përgjigjur ata se si kanë votuar herën e fundit: