Matoshi kërkon dorëheqjen e ministres Hajdari pasi deformoi njoftimin e aksidentit

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari sot ka konfirmuar se ka goditur me makinë një fëmijë në Prishtinë.

Hajdari përmes një postim në Facebook e konfirmoi aksidentin duke u munduar ta shfajësonte veten. Megjithatë, Hajdarin e ka demantuar raporti i Policisë së Kosovës.

Në pjesën përshkruese të raportit zyrtar të policisë, ku thuhet se aksidenti ishte shkaktuar si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës nga ana e ministres Rozeta Hajdari.

Kjo deklaratë e Hajdarit ka shkaktuar reagime të shumta në vend.

Ish-gazetari, Halil Matoshi përmes një postimi ka shkruar se me ardhjen e kësaj Qeverie në pushtet përpos përmbysjes së regjimit është ndërruar edhe diskursi.

Sipas tij, ministrja duhet të ndëshkohet sipas ligjit dhe duhet të jap dorëheqje.

“Tashti, në Qeverinë e shpresës, asht përmbys jo vetëm regjimi i vjetër por edhe diskursi, fëmijtë përplasen në vetura e jo simas versionit zyrtar të policisë që fëmija u përplas nga vetura, për mospërshtatje (tejkalim) shpejtësie, nga ministrja Rozeta Hajdari!?. Ndëshkim i krimit simas ligjit dhe dorëheqje si akt i etikës së pushtetit”, ka shkruar Matoshi.