Votimi pro Raportitmit për Kosovën në KiE, Gërvalla: Përparim i madh në rrugën drejt BE-së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se votimi pro Raportimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës paraqet një përparim të madh në rrugën drejt integrimit të plotë të Kosovës në institucionet e Bashkimit Evropian.

Në platformën X, Gërvalla ka theksuar se shpreson që në prill Asambleja e Parlamentare e KiE të votojë pro anëtarësimit të Kosovës.

“Ne punuam shumë për të, së bashku me shumë miq. Falënderojmë të gjithë ata që e bënë të mundur këtë. Tani shpresojmë se kjo do të konfirmohet nga PACE në prill”,ka thënë Gërvalla-Schwarz.

Sot ka kaluar pika e Raportimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës në takimin që është mbajtur në Paris të Francës të Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Demokraci.