Këshilltari për sigurinë e Trump pret Ramën në takim

Këshilltari për sigurinë e presidentit amerikan Donald Trump Robert C. O’Brien është takuar me kryeministrin Edi Rama.

“O’Brien ishte i nderuar të takohej me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama ditën e djeshme. SHBA dhe Shqipëria ndajnë një angazhim të palëkundur dhe afatgjatë për të promovuar stabilitetin rajonal, përfshirë këtu përgjegjësinë për rritjen e fuqisë së NATO- s dhe luftën kundër aktiviteteve dashakeqe të Iranit”, thuhet në njoftim.