Matoshi për raportin e ASHAK-ut: Fjalë dostash e muhabete kafehanesh

Halil Matoshi pati kritika të shumta ndaj Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës që ka publikuar një analizë të gjatë me 39 faqe, me të cilën synon që ta tërheq vëmendjen e opinionit për politikat destabilizuese të Serbisë.

Matoshi për këtë në Politiko ka kritikuar kreun e ASHAK-ut, duke thënë se i njëjti ka keqpërdorur rolin e tij, si dhe skenën politike.

Madje sipas Matoshit, ky raport, s’ka referenca në publikimin e bërë, dhe se ka hyrë në kthetrat e partisë në pushtet, Vetëvendosje duke e quajtur edhe parti llogaridhënëse.

“Ky raport, s’ka referenca, është fjalë kafehanësh, fjalë dostash kur mbledhemi e flasim për politikën. Analizë anti BE, i tallë reformat e BE-së, thotë se ka rënë në duar të oligarkisë. Fol edhe kundër NATO-s. Është keqpërdorim flagrant i emrit të Akademisë, sepse nuk ia ka pranuar. Hynë në kthetrat e partisë në pushtet, thotë se VV-ja është parti e llogaridhënies, e që Aakademisë, nuk i takon të thotë ashtu. Lidhje me historinë s’ka. Asnjë ngjarje apo hulumtim nuk e bazon. E vë në pikëpytje qëndrimin e Tiranës me BE-së. Kritika më e ashpër është kur e përmend Hashim Thaçin e Edi Ramën. Ky raport është një vardisje ndaj Qeverisë”, tha Matoshi.