Mbahet kuvendi për zgjedhjen e kryesisë dhe bordit të klubit të futsallit Vushtrria

Sot në objektet e qendrës rinore Fahri dhe Naxhie Buçinca u mbajtë kuvendi për zgjedhjen e kryesisë dhe bordit të klubit të futsallit Vushtrria.

Me votim unanim u vendosë që kryetar i klubit të futsallit Vushtrria të jetë Ensar Kollari.

Pjesë e stafit të klubit janë Fidan Bejta, Liridon Hajdini, Shkelzen Osmani dhe Vlera Tahiri.

Të pranishëm ishin disa prej figurave më eminente të sportit nga Vushtrria ku e falënderojmë secilin për pjesëmarrjen.

Falënderojmë kryetarin e komunës z.Ferit Idrizi, nënkryetarin Shpetim Zhegrova dhe drejtoreshën e DKRS znj.Medina Bunjaku.

Falënderojmë treneret e qytetit tonë, ish lojtarët dhe njerëzit që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për sportin Vushtrrias.
E falënderojmë z.Tefik Mikushnica i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për sportin Vushtrrias në përgjithësi, e i cili sot kontribuoi edhe për mbarëvajtjen e procesit të kuvendit.

Shumë shpejt do të kompletohet i gjithë stafi i klubit.

Na priftë e mbara!
Vushtrria ????