Sot vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh por që mundësitë për reshje janë të pakta. Vranësirat pritet të shtohen sot pasdite dhe nesër në pjesën e dytë të ditës dhe të shtunën mund të kemi reshje shiu.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 07ºC, në zonat e ulëta nga 01ºC në 12ºC dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 15ºC.
Era do të fryej në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi 3 ballë.