Ushtria izraelite: Rreth 2200 raketa janë hedhur në Izrael nga Gaza

Ushtria izraelite tha se rreth 2200 raketa janë lëshuar nga Gaza në Izrael të shtunën që nga fillimi i luftimeve.

Këto shifra kundërshtojnë shifrat e komandantit ushtarak të Hamasit, Muhammad Al-Deif, i cili më parë tha se ishin lëshuar 5000 raketa, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

“Ushtarë të shumtë të IDF-së, përfshirë forcat speciale, janë dërguar në zonën përreth Rripit të Gazës dhe po operojnë në një numër vendesh të ndryshme në divizion për të mbrojtur banorët e Izraelit jugor,” tha IDF në një deklaratë.