Mbi 70 ushtarë ukrainas vriten nga një sulm i ushtrisë ruse

Zyrtarët ukrainas sapo kanë konfirmuar se të paktën 70 ushtarë ukrainas u vranë nga një sulm artilerie ruse në bazën e tyre ushtarake të dielën.

Sulmi ndodhi në Okhtyrka, në rajonin Sumy, i cili aktualisht është nën rrethim nga forcat ruse.

Parlamenti i Ukrainës sapo ka postuar në Twitter një homazh për ushtarakët e vrarë.

“Lavdi e përjetshme për heronjtë e Ukrainës” shkruan faqja zyrtare e parlamentit të Ukrainës e cila shton se ushtarët janë vrarë nga sulmi me raketat Grad.