Mbi 84 mijë kosovarë lëshuan vendin gjatë vikendit

Sa herë që përmirësohet moti, e në veçanti gjatë ditëve të vikendit, kosovarët shfrytëzojnë këtë mundësi për të dal jashtë vendit, në shtetet e rajonit, në saktësisht në Shqipëri e Mal të Zi, vende këto bregdetare, për të marrë rreze dielli.

Njësoj ka ndodhur edhe gjatë këtij vikendi, ku sipas të dhënave që IndeksOnline i ka kërkuar Policisë së Kosovës, rezulton se që nga e premtja e deri ditën e djeshme( e diele), jashtë Kosovës nëpër pikat kufitare kanë dal hiç më pak se 84 mijë e 558 qytetarë.

Në po këto statistika rezulton që gjatë të dielës jashtë vendit kanë dalë 7mijë e 268 vetura, ndërsa të shtunën numri i tyre kishte arritur deri në 11 mijë e 431 sosh. E premtja njashtu ishte e ngarkuar me numrin e madh të veturave që lanë Kosovën për të vazhduar rrugëtimin në vendet e rajonit. Më saktësisht të premten në pikat kufitare të Kosovës kanë dal 8 mijë e 826 vetura.

Në anën tjetër shumë qytetarë kanë vendosur të dalin jashtë vendit në vikend, duke udhëtuar me autobus, e që sipas statistikave të Policisë së Kosovës, për 3 ditë jashtë Kosovës kanë dal 397 sosh.