Mbledhje urgjente në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pas njohjes së territoreve separatiste

Për shkak të zhvillimeve të jashtëzakonshme në Ukrainën Lindore është kërkuar një mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Anëtarët perëndimorë të KS-së kanë bërë thirrje për një takim urgjent pas njohjes së pavarësisë të territoreve separatiste në Ukrainë të kryer nga Rusia.

Vendet pas kërkesës, e cila u mbështet në një letër nga Ukraina drejtuar OKB-së, përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandën dhe Shqipërinë, sipas të njëjtave burime.

I takon presidencës së rradhës të Këshillit, Rusisë, të caktojë zyrtarisht takimin./Fokusi.info/