Mblidhet kryesia e Interit, Spalleti i ka orët e numëruara

Inter,pas humbjes në San Siro nga Bologna me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 22-të të Serie A, kryesia e klubit kanë paralajmëruar ta mbajnë mbledhjen dhe ta shqyrtojnë shkarkimin e trajnerit Luciano Spalletti.

Sipas mediave italiane, në orët e ardhshme pritet që të mblidhen drejtuesit e skuadrës zikaltër dhe të shqyrtojnë shkarkimin e trajnerit.

Nëse kryesia vendos për shkarkimin e italianit, atëher Interi do të dal me komunikatë në orët e para të së hënës.